Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj në GJKKO: Po më mohohen të drejtat kushtetuese, 60 mijë faqet e dosjes po e bëjnë të pamundur mbrojtjen time


Po mbahet në GJKKO seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili është paraqitur vetë në sallë për të dhënë dëshminë e tij. Në fjalën para trupit gjykues, Veliaj tha se prej muajsh i janë mohuar të drejta elementare që garanton Kushtetuta, përfshirë aksesin e plotë dhe të pakufizuar në aktet e dosjes.

Ai u shpreh se vonesat për t’i vënë në dispozicion dokumentet e akuzës, të cilat përbëjnë rreth 60 mijë faqe, e kanë bërë të pamundur përgatitjen e mbrojtjes së tij. Sipas Veliajt, fakti që nuk ka marrë ende një kopje fizike të akteve dhe kohën minimale për t’u njohur me to, tregon për një “fat procedural të parapërgatitur”.

Fakti që mua personalisht, nuk më është vënë ende në dispozicion një kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale për t’u njohur me një akuzë të ndërtuar mbi rreth 60 mijë faqe, flet qartë për fatin procedural që po i përgatitet këtij procesi.”

Veliaj deklaroi se volumi i madh i dosjes po përdoret jo për të zbardhur të vërtetën, por për të pamundësuar ushtrimin e së drejtës për mbrojtje.

Ai e quajti situatën një “absurd tragjikomik”, duke nënvizuar se procesi rrezikon të humbasë karakterin gjyqësor dhe të kthehet në një procedurë formale, ku mungesa e aksesit zëvendëson të drejtën e mbrojtjes.

Një volum i tillë dokumentesh, që do të kishte sfiduar edhe gjykimet më të rënda të historisë moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po përdoret këtu jo për të zbardhur të vërtetën, por për të bërë praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës sime kushtetuese për t’u mbrojtur. Në këto kushte, është e qartë se procesi rrezikon të humbasë karakterin e tij gjyqësor dhe të kthehet në një procedurë formale ku volumi i akteve zëvendëson dijeninë, ndërsa mungesa e aksesit zëvendëson mbrojtjen.”

“Gjatë gjithë këtyre muajve kam kërkuar vetëm të drejta elementare, të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk më është bërë e mundur ti ushtroj. Kam kërkuar dinjitet dhe të kem akses të plotë, të pakufizuar dhe real, si dhe kohën e kushtet e nevojshme për të lexuar aktet, provat dhe çdo deklarim mbi të cilat është ndërtuar akuza që më ka sjellë para Jush dhe më ka vendosur në izolim.

Fakti që është dashur një kohë kaq e gjatë për të më vënë në dispozicion një dosje që është bërë jo vetëm shkak i heqjes së lirisë sime, por edhe i largimit faktik nga ushtrimi i funksioneve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, po kthehet në një absurd tragjikomik. Dhe këtë e them me shumë keqardhje dhe me respekt të plotë për këtë gjykatë: vonesa dhe pengesat e vazhdueshme krijojnë panoramën e një paragjykimi të plotë të çështjes, si dhe të trajtimit të të drejtave të mia kushtetuese jo si detyrime solemne të shtetit, por si pengesa që duhen anashkaluar në funksion të një procesi, që duket sikur kërkohet të zhvillohet shpejt, të mbyllet shpejt dhe të dëgjohet sa më pak.

Fakti që mua personalisht, nuk më është vënë ende në dispozicion një kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale për t’u njohur me një akuzë të ndërtuar mbi rreth 60 mijë faqe, flet qartë për fatin procedural që po i përgatitet këtij procesi. Një volum i tillë dokumentesh, që do të kishte sfiduar edhe gjykimet më të rënda të historisë moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po përdoret këtu jo për të zbardhur të vërtetën, por për të bërë praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës sime kushtetuese për t’u mbrojtur. Në këto kushte, është e qartë se procesi rrezikon të humbasë karakterin e tij gjyqësor dhe të kthehet në një procedurë formale ku volumi i akteve zëvendëson dijeninë, ndërsa mungesa e aksesit zëvendëson mbrojtjen”