
Një rrëshqitje dheu në rajonin e Amazonës në Peru ka shkaktuar të paktën 12 viktima dhe ka plagosur 20 persona, njoftuan autoritetet të hënën. Dy persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa policia dhe marina peruane janë dërguar me helikopterë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit, përcjell DW.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4:20 të mëngjesit në portin lumor të Iparia-s, në rajonin xhunglor të Ucayali-t, rreth 415 kilometra nga kryeqyteti Lima. Rrëshqitja goditi dy varka që po udhëtonin drejt zonave të tjera dhe i fundosur ato. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë.
Kapiteni i marinës, Jonathan Novoa, tha se operacionet e shpëtimit po vështirësohen nga rrjedha e fortë e ujit, rrymat rrotulluese dhe moti i keq, pasi zona ndodhet në sezonin e përmbytjeve. Numri i saktë i personave që ndodheshin në bord ende nuk është konfirmuar.
Njëra prej varkave vinte nga një komunitet indigjen dhe kishte ndaluar në Iparia për të lejuar pasagjerët të zbrisnin; mes tyre ndodheshin mësues dhe mjekë, sipas raporteve lokale.