
Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Atletico Madrid, duke konsoliduar pozitat në krye të La Liga-s me 37 pikë.
Mysafirët goditën të parët me Baenën, por katalanasit reaguan shpejt dhe barazuan me Raphinhan. Në fund të pjesës së parë, Lewandowski humbi mundësinë për përmbysjen, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë, Barça u tregua më kërkuese dhe arriti fitoren falë golave të Olmos dhe Torres, të cilët vulosën rezultatin dhe siguruan tre pikë të arta për blaugranat.