
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në seancën plenare të sotme kërkoi që të ketë më shumë minuta në dispozicion të deputetëve për të diskutuar problemet e qytetarëve, duke e cilësuar situatën në terren të rënduar dhe urgjente.
Ai vuri në qendër të fjalës së tij gjendjen e rrugëve dhe përmbytjet e ditëve të fundit, duke ironizuar funksionimin e qeverisë në raport me kushtet atmosferike.
Balliu deklaroi: “Ta dimë sa duhet të jetë temperatura që të funksionojë qeveria, pasi sa bien dy pika shi përmbytemi, dhe në verë digjemi. Shqiptarët po humbin shtëpitë nga shiu. Po na shkulen të gjitha rrugët, jemi i vetmi vend në botë që prishen rrugët se bie shi.”
Duke iu referuar ministres Belinda Balluku, e cila ndodhet e pezulluar nga detyra, Balliu shtoi: “Atë zonjën e kemi të pezulluar, por do të na japë njeri llogari?”