Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Edi Rama një mashtrues shqiptar dhe ndërkombëtar, Komisioni i Venecias asnjë raport për pezullimin e Ballukut


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin Rama lidhur me deklaratën e këtij të fundit se Komisioni i Venecias e konsideron joproporcional pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Ai tha se Edi Rama është një mashtrues shqiptar dhe ndërkombëtar poasi Komisioni i Venecias nuk ka asnjë raport të tillë.

Kryedemokrati tha se sipas Venecias, pezullimi nuk e cenon Kushtetutën dhe çdo deklaratë e Ramës është një mashtrim i rëndë nga kryeministri.

“Edi Rama mashtroi në mënyrën më të paskrupullt, shqiptarët dhe Europën, sepse sipas tij Komisioni i Venecias nuk pranon apo është kundër pezullimit të ministrave. Krahas Komisionit të Venecias, ai rreshton, Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut që është garante e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Le të marrim sulmin e pashembullt ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit europian të drejtësisë.

Ky mashtrues shqiptar dhe ndërkombëtar i refereohet komisionit për ato që komisioni kurrë nuk I ka thënë. Edi Rama thotë se pezullimi i Ballukut është joproporcional duke iu referuar Komisionit të Venecias. Është mashtrim fund e krye. Edi Rama harron se proporcionaliteti është ndër parimet bazë të Kushtetuës së Shqipërisë. Pezullimi si akt nuk shkel Kushtetueshmërinë.” – tha Berisha.