Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet lënë 321 viktima në Azinë juglindore


Numri i viktimave nga përmbytjet në zona të gjera të Azisë Juglindore arriti në të paktën 321 të premten, ndërsa autoritetet punonin për të shpëtuar qytetarët e bllokuar, për të rivendosur energjinë elektrike dhe komunikimet, dhe për të bashkërenduar përpjekjet e rimëkëmbjes ndërsa ujërat filluan të tërhiqeshin.

Pjesë të mëdha të Indonezisë, Malajzisë dhe Tailandës janë goditur nga shirat të nxitura nga ciklonet për një javë, me një stuhi të rrallë tropikale që u formua në ngushticën e Malakës.

Autoritetet thanë se 46 persona të tjerë u vranë nga një ciklon në vendin ishullor të Azisë Jugore, Sri Lanka, shkruan Reuters.