Vendosni fjalën kyçe....

I arrestuari që qëlloi ushtarët e Gardës Kombëtare në Uashington ka punuar me CIA-n në Afganistan


Sipas drejtorit të CIA-s, i dyshuari afgan për sulmin ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington DC ka punuar më herët me agjencinë amerikane të inteligjencës në Afganistan.

John Ratcliffe deklaroi se administrata Biden e kishte justifikuar sjelljen e tij në SHBA në shtator 2021 pikërisht për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane, përfshirë CIA-n, sipas BBC.

Ndërkohë, dy ushtarët e plagosur, Andrew Wolfe dhe Sarah Beckstrom, kanë dalë nga ndërhyrja kirurgjikale, konfirmoi Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi.

 Megjithatë, prokurorja e Uashingtonit, Jeanine Pirro, tha se të dy mbeten në gjendje kritike.

Pirro shtoi se i dyshuari, Rahmanullah Lakanwal, kishte përshkuar mijëra kilometra me makinë nga shteti i Uashingtonit përpara se të kryente sulmin të mërkurën.

Gjatë incidentit, Lakanwal u qëllua nga një ushtar tjetër dhe u dërgua në spital. Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai është “rëndë i plagosur”.

Sipas korrespondentes së BBC për Amerikën e Veriut, Nomia Iqbal, identiteti i të dyshuarit ka kthyer incidentin në një çështje të madhe politike, duke vënë në qendër të debatit sigurinë e programit të pranimit të refugjatëve gjatë administratës Biden.