Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Lushnje, në afërsi të kthesës së spitalit.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti që ishte në lëvizje. Deri tani nuk dihet nëse nga ngjarja ka persona të plagosur.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Po kontrollohen kamerat e sigurisë dhe po merren dëshmi për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe motivet e mundshme të ngjarjes.