Vendosni fjalën kyçe....

Balliu kritikon qeverinë për përmbytjet: Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?



Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, ka publikuar sot një video nga përmbytjet në disa zona të vendit, duke akuzuar qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe keqmenaxhim. Gjatë mbledhjes së komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ai ironizoi situatën duke pyetur: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?”

Balliu theksoi se përgjegjësia për situatën nuk bie mbi punonjësit në terren, të cilët i cilësoi “heronj”, por mbi qeverinë që, sipas tij, ka lënë vendin të pambrojtur për shkak të aferave korruptive, bllokimit të kanaleve dhe keqfunksionimit të infrastrukturës.

Ai u shpreh se mjetet e emergjencave civile janë 40–50 vjet më të vjetra se ato të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë”, tha Balliu.

Sipas tij, rrugët e ndërtuara gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike nuk kanë pësuar shembje, ndërsa ato të ndërtuara nga qeveria Rama–Balluku “shkërmoqen me dy ditë shi”.