
Punëtorët e shpëtimit kanë nxjerrë trupin e një burri nga rrënojat në verilindje të Kievit, thanë të martën shërbimet emergjente të Ukrainës, duke e çuar në shtatë numrin e viktimave nga sulmi rus në kryeqytetin ukrainas, shkruan CNN.
Të paktën 13 të tjerë janë plagosur në sulme, përfshirë një fëmijë.
Rusia lëshoi 22 raketa dhe 260 dronë në Ukrainë gjatë natës, sipas presidentit Zelensky.