Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: S’ka më pritje, revolucion deri në rrëzimin e Ramës!


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryemadhi, ka deklaruar se opozita e bashkuar do të organizojë protesta deri në largimin e qeverisë Rama.

Në një takim me Komitetin Drejtues Kombëtar, Kryemadhi i ka porositur strukturat drejtuese të LSI-së në rrethe që të bëhen gati për revolucion.

“Jemi të vendosur më shumë se kurrë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Jemi të vendosur për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Do e vendosim aksionin politik aty ku duhet dhe t’u kthejmë dinjitetin shqiptarëve.

Komisionieri Hahn kërkon hapur dhe ka nxjerrë kush është problemi i zvarritjes së dialogut politik dhe i reformave në Shqipëri dhe i kërkoi hapur Ramës. Dua që të bëj një sqarim të thjeshtë për sa i përket anëtarëve të komiteti drejtues nga qarqe jashtë Tiranës, nuk ka më pritje, bëhuni gati për revolucion, protesta, revolta koncerte, çfarë të doni ju. Nuk ka më kohë për të pritur.” – deklaroi Kryemadhi.

Deklarata e plotë e Kryemadhit

“Sigurisht që vendimi i opozitës së bashkuar është rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës. Është një vendim për të cilën e kemi artikuluar herë pas here, por tashmë e kemi institucionalizuar. Sepse largimi i Edi Ramës do të thotë që të kthejmë 400 mijë shqiptarët të cilët kanë ikur nga Shqipëria.

Rrëzimi dhe largimi i Edi Ramës do të thotë që të ulim taksat, të cilat u janë ngritur shqiptarëve gjatë gjithë kësaj kohe. Rrëzimi  dhe largimi i Edi Ramës do të thotë që të kemi një shëndetësi falas. Të rrëzosh dhe të largosh Edi Ramën do të thotë që të plotësosh kërkesat e studentëve.

Por jo vetëm kërkesat e studentëve, por edhe të ruash dhe të institucionalizosh integritetin e universitetit shqiptar dhe të pedagogëve shqiptarë. Të rrëzosh dhe të largosh Edi Ramën do të thotë të konsolidosh ekonominë shqiptare.

Pra do të thotë që bizneset të cilat po mbyllen dhe po falimentojnë çdo ditë për shkak të politikave diskriminuese dhe për shkak të politikave që favorizojnë oligarkët, është e domosdoshme rrëzimi dhe largimi i këtij njeriu.

Të rrëzosh dhe të largosh këtë njeri do të thotë që tu garantosh  pensionistëve një pension që jo vetëm që të kujdesen për jetën e tyre, por edhe të kenë mundësi më të mira për të kaluar vitet e fundit të jetës së tyre si njerëz normal. Të rrëzosh dhe të largosh këtë kryeministër do të thotë që të krijosh shanse dhe mundësi të barabarta për të gjithë shqiptarët”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *