Vendosni fjalën kyçe....

Pukë/ Forcat RENEA rrethojnë banesën e pabanuar në Orosh, dy persona të armatosur refuzojnë të vetëdorëzohen


Forca të shumta të RENEA-s kanë ‘zbarkuar’ në fshatin Orosh në Pukës teksa që prej mëngjesit kanë rrethuar një banesë ku dyshohet se janë fshehur dy persona të armatosur, të cilët mendohet se qëndrojnë aty prej më shumë se 1 muaji.

Banesa në fjalë është e pabanuar prej kohësh ndërsa burime për Report Tv kanë bërë me dije se është në pronësi të Mehill Jakut.

Të njëjtat burime raportojnë se një 1 nga personat është nipi i Jakut.

Deri më tani nuk janë bërë me dije identitetet e personave ndërsa policia ka bërë disa herë thirrje për vetëdorëzim, por nuk kanë pasur asnjë reagim nga objektivat.