Vendosni fjalën kyçe....

Merr fund rrethimi në Orosh, dorëzohen te policia dy personat e armatosur


Ka marrë fund rrethim në Orosh të Fushë-Arrëzit. Dy personat e armatosur që ishin ngujuar në një banesë të braktisur që prej mëngjesit, janë dorëzuar të forcat RENEA.

Dy personat e armatosur janë Julian Cumraku dhe Arben Uka ndërsa që prej mëngjesit ishin zhvilluar negociata të vijueshme ku janë përfshirë edhe vëllai i Cumrakut dhe motra e Ukës.

Pas dorëzimit të dy të ngujuarve, RENEA po kontrollon për armë apo eksplozitë të fshehur nga dy të dorëzuarit.