Vendosni fjalën kyçe....

Kolonjë/ Uji i rrjetit i ndotur pas reshjeve të dendura, qytetarët paralajmërohen: Mos e pini



Bashkia Kolonjë ka njoftuar qytetarët se reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar ndotje mikrobike dhe fiziko–kimike në ujin e rrjetit të qytetit.

Autoritetet bëjnë të ditur se uji nuk duhet përdorur për konsum deri në një njoftim të dytë. Punonjësit e NJVKSH Kolonjë po punojnë për normalizimin e situatës dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun.

Bashkia falenderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në këto kushte.