
Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në dy rajone të Java Qendrore të Indonezisë u rrit në 30 ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhduan, tha të premten agjencia e zbutjes së fatkeqësive e vendit.
Rreth 21 persona mbeten të zhdukur pasi rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur goditën qytetin Cilacap javën e kaluar. Ekipet e shpëtimit gjetën 7 trupa të tjerë në Banjarnegara, zonën më të prekur, të enjten, duke e çuar numrin e të vdekurve në 10 me 18 ende të zhdukur, tha Abdul Muhari, zëdhënësi i agjencisë, në një deklaratë të vonë të enjten.
Dhjetëra shtëpi u dëmtuan, shtatë persona u plagosën dhe më shumë se 900 banorë u evakuuan pas rrëshqitjes së dheut atje, tha Muhari, shruan Reuters.
Të paktën 700 punonjës, përfshirë policinë dhe personelin ushtarak, vazhdojnë të kërkojnë të zhdukurit, duke përdorur ekskavatorë për të shpejtuar kërkimin, shtoi ai.
Sezoni i lagësht i Indonezisë filloi në shtator dhe do vazhdojë deri në prill, sipas agjencisë së motit, duke rritur rrezikun e përmbytjeve dhe reshjeve ekstreme të shiut në shumë zona.