Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë samitit të Planit të Rritjes që po zhvillohet në Tiranë, theksoi se Ballkani Perëndimor ka hyrë në një fazë të re bashkëpunimi dhe se plani i ri është udhërrëfyesi i përbashkët drejt integrimit ekonomik europian.
“Jam i kënaqur të shoh që ky samit çelet me një qartësi të cilën jam shumë i kënaqur që e ndjeva në mbërritjen e gjithëkujt dhe gjatë darkës dje, BP ka zgjedhur të ecë para me planin e rritjes si udhërrëfyesin tonë.
Një udhërrëfyes jo drejt Brukselit, pro drejt lirive të tregut të përbashkët europian. Më mirë vonë se kurrë mund të thotë dikush, sidomos pas gjithë tayre shanseve kur trenat e bashkëpunimit rajonal i nisën dhe ne mbetën në platformë duke luftuar me mos të vjetra në vend se të blinim një biletë drejt së ardhmes.
Njerëzit nuk e ndjejnë integrimin, ato ndjenë kostot më të ulëta, udhëtim më të lehtë, punë më të mira, lirinë e lëvizjes”, tha Rama.
“Krenarë t’ju them dhe nga viti i ri do të bëhet pjesë e jetës tonë, një identitet, një jetë dixhitale mbarë rajonin e BE, dhe kur BE të nisë me të, në 2027, ne do të jemi në pritje aty për BE.
Tre, pikëkalimet kufitare, nga pengesa në motorë zhvillimi. E dimë kufirin, Ballkanin, ndonjëherë lëviz, fle apo mediton por duhet të marrë fund këto ditë. Një kamion i vonuar ështe PBB e vonuar, një kamion që lëviz shpejt, është një ekonomi që lëviz shpejt.”, tha Rama.