Vendosni fjalën kyçe....

Pezullimi i Ballukut, Marta Kos: Nuk komentoj vendime të tilla të drejtësisë


Komisionerja e BE për zgjerimin, Marta Kos, refuzoi të komentojë vendimin e GJKKO për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se çështjet e tilla janë kompetencë e drejtësisë.

Ajo shtoi se Shqipëria po zhvillon një luftë kundër korrupsionit dhe vendimet gjyqësore duhet të respektohen.

“Nuk mund të komentoj çështje konkrete, por ajo që mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë në vitet e fundit, ka pasur ecuri të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe e kemi pasur si pjesë të gjetjeve tona dhe pjesë të raportit të zgjerimit.

Ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe të sektorit të biznesit, është e paprecedentë.

Nga çdo vend kandidat duam që të ketë një sistem, që me ndihmën e sistemit gjyqësor të ketë siguri ligjore që  nëse i dhunohen të drejtat, ka gjykata dhe gjykatës që kujdesen për këtë çështje.

Sigurisht që raste të tilla ndodhin gjithandej por e rëndësishme është që të ndjekim vendimin e gjykatës.”, tha ajo.