
Lëvizja Bashkë ka kërkur dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.
Deputeti Redi Muçi, kreu i partisë Arlind Qori, drejtues dhe mbështetës të Lëvizjës Bashkë u tubuan mbrëmjen e sotme para kryeministrisë.
Muçi tha se pavarësisht territ mediatik ndaj tubimit të tyre, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
Ai tha se kryeministrit Rama i kanë rënë të gjitha alibitë dhe se nuk mund ta drejtojë më qeverinë e korruptuar me të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë nën hetim opse në burg.
“Ndodhemi këtu para kryeministrisë në një terr të vërtetë mediatik ku asnjë media nuk është e pranishme në këtë deklaratë që po mbajmë, megjithëse e nisur nga fakti që në mbrëmjen e shkuar të gjitha mediat po i qanin hallin kushtetueshmërisë së pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra, nuk është për t’u çuditur. Edi Ramës i kanë rënë të gjitha alibitë që ai ka përdorur deri sot, I ka rënë alibia se ka edhe ndonjë dru të shtrëmbër që e prish gjithë stivën. I ka rënë alibia e përgjegjësive personale të atyre që hanë kumbulla dhe dardha pa dijeninë e tij dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë prej vitesh janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Edi Rama në këto moment po përpiqet të mbajë në këmbë dhe të qeverisë një qeveri që drejtohet nga ai dhe nga disa fugurantë. Prandaj ne kërkojmë një orë e më përpara dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. është e patolerueshme që për një vend që synon të kapë standardet e BE-së të ruhet standardi i njeriut të dytë më të pushtetshëm, i hetuar nga SPAK, por që mban në duar gjithë buxhetin e shtetit, që përcakton tenderat, investimet e mbarë vendit. Ky standard nuk duhet pranuar më dhe prandaj ne bëjmë thirrje që vendi duhet të shkojë një orë e më parë në zgjedhje të parakohshme.” – tha Muçi.