
Të hënën e ardhshme PD do mbajë para kryeministrisë atë qe e ka quajtur Foltoja e parlamentit.
Tubimi do mbahet në orën 18:00 ndërsa në të mund të flasin deputetë apo qytetarë.
Në një konferencë shtypi me gazetarët të hënën, i pyetur për pjesëmarrjen e ulët, Berisha tha se nuk ishte protestë mbarëkombëtare por Foltore e parlamentit.
“Përshëndetje, Foltorja e radhës para Kryeministrisë do të mbahet ditën e hënë 24 Nëntor ora 18:00. Të gjithë sipas degëve ku jeni, angazhohuni për pjesëmarrjen”, thuhet në mesazhin dërguar demokratëve.