
Turkish Airlines ka njoftuar të shesë pjesën e saj prej 49% të aksioneve që kishte te Air Albania. Kompania njoftoi sot se bordi i saj ka miratuar shitjen.
“Bordi ynë i drejtorëve ka vendosur të shesë të gjithë aksionet e Air Albania, në të cilën kompania jonë ka një pjesëmarrje prej 49%. Zhvillimet e rëndësishme në lidhje me këtë çështje do t’u komunikohen investitorëve tanë.” – thuhet në njoftim, shkruan media turke Haberler.
Turkish Airlines ishte partnere e Air Albania-s që prej themelimit të kësaj të fundit. Aksionarë të tjerë ishin edhe MDN dhe Albcontrol.