Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Brukseli: 92% e shqiptarëve janë pro BE-së


Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian në Komisionin Evropian, theksoi mbështetjen e gjerë të qytetarëve shqiptarë për integrimin në BE, duke e cilësuar këtë si një aspiratë të thellë kombëtare.

“92% e qytetarëve tanë janë besnikë të BE-së, sipas një ankete,” deklaroi Rama, duke shtuar me ironi se pjesa tjetër prej 8% që janë shprehur kundër, ndoshta kanë qenë në kushte të pazakonta kur janë pyetur: “Pas ndonjë grindje me bashkëshorten, në mes të trafikut të Tiranës, ose pak minuta para ndeshjes Shqipëri–Serbi.”

Ai theksoi se mbështetja për BE-në është thuajse unanime dhe se çdo devijim nga kjo prirje është i përkohshëm dhe emocional.

Kryeministri e cilësoi vendimin e shqiptarëve për të qenë pjesë e “shtëpisë së madhe europiane” si të palëkundur dhe të rrënjosur thellë në ndërgjegjen kombëtare.