Vendosni fjalën kyçe....

Gjendja e krimit në vend, PS-PD bien dakord, mocion me debat seancën e 18 dhjetorit


PS e PD kanë rënë dakord për të mbajtur mocion me debat lidhur me kërkesën e PD-së për diskutimin e gjendjes së krimit në vend.

PS-ja kërkoi që debati të shtyhet për një seancë tjetër ndërsa PD këmbënguli që debati të mbahet brenda 30 ditësh siç e përcaktoj rregullorja.

Në fund u caktua që debati të mbahet në seancën e 18 dhjetorit për 129 minuta në pjesën e fundit të rendit të ditës.

“Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat. Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar”, tha Bardhi.