Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e jashtme daneze: Nëse vazhdoni me këtë ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt


Ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren Marta Kos, deklaroi se zgjerimi i BE është një nga përparësitë kryesore të presidencës daneze dhe se Shqipëria po jep rezultate të prekshme.

Ajo falënderoi kryeministrin Rama për bashkëpunimin gjatë 6-mujorit të presidencës së Danimarkës në BE dhe vlerësoi progresin e shpejtë të Shqipërisë.

“Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetët rezultat, nëse Shqipëria vazhsdon të njëjtin drejtim, të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt.

Shqipëria i përket familjes evropiane. Falenderoj Ramën për bashëkpunimin gjatë këtij 6 mujori, është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate.

Vazhdoni kështu, dhe do të jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë. “, tha ajo.