Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët Këlliçi e Vata kërkojnë dorëheqjen e Ballukut: S’ndalemi derisa të shkojë në burg me Ramën


Deputetja Denisa Vata tha se afera e tunelit të Llogarasë është më e madhja pas asaj të inceneratorëve. Ajo vuri në dukje gjithashtu se Rruga e Arbrit po çahet e degradohet çdo ditë.

“Afera me e madhe pas inceneratorëve, mungesë transparence dhe gare, mungesë përgjegjësie. Çdo ditë del një fakt i ri por dorëheqja nuk vjen, ku në çdo vend të BE-së një zv.kryeministre do ikte që në orën e parë. Shihni sot tunelin e Rrugës së Arbrit, po çahet dhe degradohet, nuk ka asnjë ndryshim me atë që po ndodh më Logaranë. Projekt që çdo vit gëlltit miliona euro.” – tha Vata.

Deputeti Belind Këlliçi e vuri gjithashtu theksin te zv.kryeministrja Balluku teksa tha se opozita do ndalet vetëm kur ministrja Balluku e kryeministri Rama të jenë në burg.

“Sërish me këtë aksion ne do të faktojmë jo vetëm vjedhjen monstruoze në tunelin e palloshit të Belinda Ballukut dhe palloshit të Ramës. Por do të faktojmë edhe vjedhjen e përditshme që i bëhet qytetarit shqiptar.” – tha Këlliçi.