Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron Ramën: Fundi do të vijë nga ky shesh, Foltorja 2 do të të rrëzojë


Kreu i PD-së Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se foltorja numër 2 do e rrëzojë atë nga pushteti.

Ndërsa mbajti fjalën para qytetarëve të mbledhur në protestën para kryeministrisë ai tha se Rama është i pashpresë dhe se foltorja do shpëtojë vendin nga narkoregjimi që e qeveris.

“Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën. Foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën. E ktheu atë në forcë sovrane të shqiptarëve. E ktheu atë në një parti, e cila u përball në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin, me agresionin ndaj saj. Por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë, foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit. Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e ka rrethuar pëllëmbë e policë, pëllëmbë e gardistë, pëllëmbë e ushtarë. Edvin, absolutisht je i pashpresë. Fundi yt nga ky shesh do të vijë.” – tha Berisha.