Vendosni fjalën kyçe....

42-vjeçari në Shkodër u godit nga disa persona, pasi braktisi mjetin e ndoqën dhe e dhunuan


Është identifikuar personi ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri pasditen e sotme në rrugën Shkodër-Hani i Hotit pranë rrethrrotullimit të Koplikut.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Edison Tirana, banues në Bërdicë. Sipas policisë, disa persona kanë goditur me sende të forta të riun duke i shkaktuar plagë në kokë e trup.

Tirana është dërguar në spitalin e Shkodrës për mjekim ndërsa autorët janë ndaluar dhe po merren në pyetje.

Njoftimi

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Berdicë.

42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.