
Qindra qytetarë protestuan në sheshin “Skënderbej” kundër miratimit të ligjit për barazinë gjinore nga deputetët e PS-së në seancën e fundit në parlament.
Protesta ishte lajmëruar prej disa ditësh në rrjetet sociale nën moton “Mos ma prek familjen”. Qytetarët i kërkuan presidentit Begaj të mos e dekretoj ligjin, i cili thanë shkatërron themelet e familjes shqiptare.
Ata firmosën një peticion kundër ligjit që do i dorëzohet presidentit Begaj.
Ligji në fjalë është shoqëruar me debate të forta mes PS-së e PD-së dhe nga perfaqësues të komuniteteve të ndryshme të shoqërisë civile.