Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 2-vjeçarja në Rrogozhinë


Një fëmijë i mitur ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga një 24-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2 në Rrogozhinë ku i riu me iniciale F.Xh. duke ecur me makinë mbrapsht ka përplasur vajzën e vogël.

Njoftimi

“Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.”