Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për kontrollin e banesës së Arbër Veliajt



Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhur me kontrollin e banesës së tij të kryer nga SPAK gjatë vitit 2024. Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët konkluduan se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të mbetet në fuqi.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë konfirmon aktin që autorizonte kontrollin e banesës së Arbër Veliajt, duke rrëzuar pretendimet e tij për shkelje procedurale nga SPAK. Hetimet lidhur me çështjen vijojnë.