
Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot se nuk i ka shkuar asnjë fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK lidhur me hetimet për “21 Janarin”.
Ndërkohë SPAK e ka përgënjeshtruar kryedemokratin duke theksuar se i ka dërguar fletëthirrje në tre adresa të ndryshme, te selia e PD-së, te banesa e Berishës dhe në Kuvend.
Sipas prokurorisë speciale, zarfi në banesën e Berishës është refuzuar të merret në dorëzim me datë 11 nëntor 2025 ndërsa në datën 12 nëntor, burimet njerëzore në selinë e PD-së kanë refuzuar ta pranojnë zarfin.
“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë si vijon: Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:
“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.
Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:
sali.berisha@parlament.al, më datë 10.11.2025.
Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.” – thuhet në reagimin zyrtar të SPAK-ut.
Më herët Berisha tha në selinë blu se nuk i ka shkuar asnjë zarf dhe se gjithçka është një mashtrim i kryeprokurorit të SPAK-ut Altin Dumani.
“Për ju, dhe çdo gazetar tjetër, do t’u sugjeroja të mos e lejoni veten të keqpërdoreni nga njerëz të papërgjegjshëm të inkriminuar, mashtrues, të cilët e kanë shtuar në atë institucion në një seksion të PS. Unë nuk e kam rastin për ty konkretisht, pork am konstatruar një keqpërdorim, e them publikisht, mizor të gazetarëve nga këta individë të lidhur kokë e këmbë me krimin që më kujton keqpërdorimin që bënin seksionet e sigurimit të shtetit dikur ndaj personave të caktuar. E kam deklaruar, faktuar se unë i përgjigjem çdo thirrje të gjykatës, Prokurorisë Speicale apo jo speciale. Nuk ka asnjë lloj lëkundje nga unë në këtë qëndrim dhe nuk mund të ketë kurrë. Së dyti, ata që e fusin veten për të krijuar dhe e bëjnë veten bashkëpunëtorë në një propagandë banale të turpshme, as nuk kanë fytyrë, moral e ligj sepse posta kur niset ligji është dorëzohet. Atioj që i dorëzohet it ha i merret firma, e mora firmën. Dhe unë kudo, qoftë në seli, aty ku banoj kam njerëz të përgjegjshëm që kurrë nuk mund të ndodhë që të firmosin për një dokument që adresohet tek punë dhe të mos ma japin. Po kjo i intereson Altin Troplinit që e shndërron atë institucion, u jep standartet e tij morale. Sa është sot data 17…më falni 14, nga 3 që pretendohet deri më 14, ai dokument mund të vinte pesë herë në zyrën time, në shtëpinë apo në parlament. Se janë institucione. Nuk ka as kurkund. E vetmja gjë që u bë kjo se duhej që lakejtë dhe puthadorë të qeverisë të krijonin lajme, madje edhe në studio të debatonin për ftesën nëse do shkoj apo jo, që të mbulonin super skandalin e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës.”, tha Berisha.