Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi takim me Berishën, diskutohet mbi protestën


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në selinë e PD.

Gjatë takimit u diskutua për protestën e planifikuar për ditën e hënë në orën 18:00, gjithashtu mësohet se  është diskutuar mbi rakordimin e protestës mbi peshën që do të ketë secila forcë politike dhe mënyrën e organizimit edhe sa i përket folësve .

Vetë Berishaka thënë se Kuvendi do të zhvendoset të hënën para Kryeministrisë ku dotë mbahen fjalime nga deputetë të opozitës, por edhe qytetarë.

Opozita do të nisë atë ditë “Parlamentin qytetar” përpara Kryeministrisë, ku do të kërkojë dorëheqjen e zv.kryeministres Balluku, pas faktit që ajo është shpallur e pandehur nga SPAK.