
Sot në Romë zhvillohet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Sipas raportimeve të BW, samiti do të nisë në orën 11:30 me një pritje zyrtare për delegacionin shqiptar nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
Më pas, do të zhvillohet një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Giorgia Meloni. Ky takim do të pasohet nga seanca e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në orën 12:30, ku pritet të ketë fjalime nga të dy krerët e ekzekutivit.
Në orën 14:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të 16 marrëveshjeve dhe memorandumeve bashkëpunimi mes dy qeverive, që përfshijnë sektorë të ndryshëm si mbrojtja, shëndetësia, infrastruktura, zhvillimi ekonomik dhe emigracioni.