
Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia kanë bërë të qartë se nuk do të pranojnë kuotat e migracionit të vendosura nga Bashkimi Europian dhe janë gati të sfidojnë Komisionin Europian për planin e ri të shpërndarjes së kërkuesve të azilit, përcjell Euronews.
Plani i Komisionit Europian, i prezantuar të martën, synon të lehtësojë presionin mbi vendet e “pika të nxehta” si Italia, Spanja dhe Greqia, duke i detyruar disa shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore të ofrojnë ndihmë për shpërndarjen e emigrantëve. Sipas Pactit për Migracion dhe Azil, të gjitha vendet e BE-së duhet të kontribuojnë proporcionalisht me popullsinë dhe PBB-në e tyre, qoftë duke pranuar emigrantët, duke paguar 20,000 euro për çdo person që refuzojnë, ose duke financuar mbështetje operative në vendet nën presion.
Kryeministri polak Donald Tusk shkroi në X se Polonia nuk do të pranojë emigrantë dhe nuk do të paguajë asnjë kompensim. Kryeministri hungarez Viktor Orbán konfirmoi që Hungaria nuk do të zbatojë pakti dhe nuk do të pranojë emigrantë, duke e bërë migracionin temë kryesore në zgjedhjet e prillit. Po ashtu, kryeministri sllovak Robert Fico dhe kryeministri i ardhshëm çek Andrej Babiš kanë shprehur kundërshtimin e tyre, duke argumentuar se kuotat paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.
Megjithatë, disa vende mund të kërkojnë përjashtime nga “fondi i solidaritetit”, por ato duhet të miratohen nga shumica e kualifikuar e ministrave të BE-së, që përbën një proces të ndërlikuar dhe të diskutueshëm.
Ekspertët paralajmërojnë se moszbatimi i kuotave mund të shkaktojë tensione të mëdha brenda Këshillit Europian dhe sfida ligjore nga këto vende mund të komplikohet për implementimin e planit të shpërndarjes së emigrantëve. Çështja pritet të diskutohet gjatë Samitit të fundit të Këshillit Europian më 18-19 dhjetor.