Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Meloni: U përpoqën të na pengojnë, por do të ecim përpara


Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, komentoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e emigracionit, duke e cilësuar atë si një marrëveshje me frymë europiane dhe duke vlerësuar se Shqipëria po sillet si një vend anëtar i Bashkimit Europian.

Meloni theksoi se, megjithëse shumë faktorë u përpoqën të pengojnë arritjen e saj, pala italiane dhe shqiptare janë të vendosur të ecin përpara me implementimin e saj.

“Sa i takon sigurisë, fokusi i marrëveshjeve të rëndësishme që do të fuqizojnë luftën kundër trafikut të drogës janë hallka kyçe që lidhen me trajtimin e përbashkët të fenomenit të migracionit. Marrëveshja jonë është një model novator, që ka ngjallur interes në shumë vende të tjera. Dua të falënderoj Ramën dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin,” tha Meloni.

Ajo shtoi se kjo marrëveshje reflekton qëndrimin e Shqipërisë si një vend europian, dhe se pala italiane do të vazhdojë të mbështesë implementimin e saj me vendosmëri.