
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, theksoi nevojën për përmirësimin e administratës zgjedhore në vend, duke nënvizuar se shumë vite sfidash kanë treguar mungesën e profesionalizmit dhe transparencës në procesin zgjedhor.
Celibashi nënvizoi se rreth 40% e administratës ndryshohen para zgjedhjeve dhe një pjesë nuk ka trajnimin e duhur. Ai shprehu se nuk pret që partitë politike të zhvishen tërësisht nga mundësia për të qenë pjesë e administrimit por jo të administrohet 100% nga ata sic ndodh sot.
“KQZ në bashkëpunim me BE dhe Ke të punojnë për këtë çështje që është trajnimi i administratës zgjedhore. Kemi vuajtur prej vitesh që administrata zgjedhore në vend, pas çdo përpjekje, asnjëherë nuk i ka përmbushur pritshmëritë e votuesve për të performuar në mënyrë profesionale dhe transparente.
Tani mesa duket edhe momenti politik e social i Shqipërisë në prag të bërjes pjesë në BE, ka sjellë edhe mundësinë që për një çështje të rëndësishme në kuadër të procesit zgjedhor, të punojmë së bashku mbi këtë projekt.
Historia jo vetëm për zgjedhjet e fundit, ka treguar që administrata zgjedhore, nuk siguron të gjitha garancitë që duhet të sigurojë në lidhje me administrimin transparent të rocesit zgjedhor.
Dominimi vetëm nga partitë politike të administrimit të zgjedhjeve, ka krijuar handikapin e vet në lidhje me standardin profesional. Është me rendësi të dorës së parë, që kjo çështje të jetë ndër të parat që duhet të adresohet.
Nga rreth 40 mijë komisionerë që angazhohen, 30% e tyre janë trajtuar nga KQZ. Pak a shumë është e njëjta shifër në të gjitha edicionet zgjedhore dhe nga ana tjetër, më shumë së 40% e administratës zgjedhore, ndryshohen dhe një pjesë e parë dhe 1 ose 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve, shto dhe ato që janë në detyrë nuk ka trajnimin e duhur.
Më së pari është rasti ta rikonfirmoj qëndrimin e KQZ për të ndryshuar definitivisht mënyrën sesi administrata zgjedhore është e organizuar.
Nuk them që partitë politike të zhvishen tërësisht nga interesi dhe mundësia për të qenë pjesë e administrimit, por jo si sot që 100% procesi administrohet prej tyre.
Kur ne të jemi dakordësuar kur të kemi një trupë gati për përhershme, të lidh nevoja që të punohet për trajnimin e duhur të kësaj trupe apo kushdo që angazhohet.
Synojmë me mbështetjen e BE që ta ndërtojmë këtë qendër të trajnimit të administrata zgjedhore, ku synojmë qëndrueshmi dhe stabilitet.
Jemi të ndërgjegjshëm që është procesi është i vështirë dhe do të marri kohën e vet. Do të kërkojnë mbështetjen dhe të partive politike.
Për fat dihet se dhe ato e kanë kuptuar që mënyra sesi administrata është e organizuar dhe ajo që jep, ka nevojë të ndryshohet dhe i mbështesin të paktën ajo çka kemi konstatuar, përpjekjet e KQZ dhe të partnerëve”, tha Ilirjan Celibashi.