Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Balluku po terrorizon PS-në e qeverinë me përgjimet e bëra me urdhër të saj dhe Ramës nga Oltion Bistri


Kreu i PD-së Berisha tha sot se zv.kryeministrja Belinda Balluku po kërcënon kolegët e saj në PS me dosje të shumta të marra nga përgjimet e bëra nga ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kryedemokrati tha se ajo po i terrorizon të gjithë duke i kërcënuar të heshtin.

“Vazhdon terrori i pandërprerë i Lubi Ballukut ndaj eksponentëve të tjerë të partisë së krimit. E armatosur gjer në dhëmbë me dosjet e krijuara nga regjistrimet e paligjshme që Oltjon Bistri ka kryer me porosi të asaj dhe Edi Ramës, të ambasadave, institucioneve, të drejtuesve dhe ministrave të qeverisë socialiste, Lubi Balluku tani iu ka imponuar atyre Omerta-n, kodin mafioz të heshtjes. Ajo nuk i ka kërcënuar ata dhe nuk i kërcënon me plumbin ballit apo pas veshit por me dosjen publike para gjithë shqiptarëve me të cilat ajo është e aftë të presë çdo karrierë të tyre, ndaj dhe ata mbajnë një heshtje totale. Janë këto rrethana, të cilat bëjnë që Lubi Balluku jo të mos mendojë për dorëheqje, por të kërcënojë me ndërprerje karriere secilin prej atyre që do guxojë të punojë kundër saj, zotohet t’u rezervojë fatin e Lali Vjedhësit. Kjo është gjendja sot në partinë e krimit.” –  tha Berisha.