
Çarja mes presidenti dhe kryeministri të Polonisë është thelluar pavarësisht thirrjeve për bashkim me fjalimet e tyre me rastin e Ditës së Pavarësisë të martën, fjalime që u mbajtën në pjesë të ndryshme të vendit dhe pasqyruan ndarjet politike mes kreut konservator të shtetit dhe kryeministrit të tij centrist.
11 Nëntori është një festë kombëtare në Poloni që feston rilindjen e vendit si shtet i pavarur në vitin 1918. Por tejkalimi i ndarjeve politike dhe shoqërore në Poloni ka rezultuar i vështirë, madje edhe në këtë ditë.
Duke folur në një ceremoni shtetërore pranë varrit të Ushtarit të Panjohur në Varshavë, presidenti Karol Nawrocki tha se një “Poloni e lirë, e pavarur dhe sovrane është detyrimi ynë,” duke e përshkruar veten si një mbështetës të anëtarësimit të Polonisë në BE “por sipas motos “Polonia dhe polakët të parët.”
Ngjarja e Ditës së Pavarësisë ishte e para ku Nawrocki, një nacionalist shpesh në kundërshtim me qeverinë e Donald Tusk, mori pjesë pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Në një fjalim që ndërthurte tema patriotike dhe sociale, Naërocki tha: “Polonia është e lirë dhe e pavarur. Ajo nuk është më një koloni,” duke shtuar se pavarësia duhet të nënkuptojë edhe drejtësi sociale.

Ndërkohë, duke folur në qytetin portual baltik të Gdańsk, kryeministri Tusk vlerësoi “mrekullinë e bashkimit” që i mundësoi Polonisë të rindërtohej në vitin 1918 pas mbi 120 vitesh nën sundimin e tre perandorive.
“Mrekullia më e madhe ishte që polakët arritën të bashkoheshin,” tha ai.
“Askush nuk ka monopol mbi patriotizmin. Ne jemi një komunitet sa herë që jemi të bashkuar,” shtoi Tusk.
Tusk tha se Polonia ishte bërë “një vend i sigurt ku jetojnë polakët e lirë,” duke vënë në dukje progresin e saj ekonomik dhe fuqinë ushtarake në rritje, si dhe mbështetjen për Ukrainën.
“Polonia është bërë një udhëheqës rajonal,” shtoi ai.
Pavarësisht thirrjeve të tyre paralele për unitet, Nawrocki dhe Tusk kanë mosmarrëveshje të thella.
Në një intervistë për gazetën Gazeta Wyborcza, botuar përpara festës, Tusk tha se presidenti “nuk është i interesuar për asnjë marrëdhënie me mua” dhe “shkatërron me vetëdije edhe hapësirën minimale për bashkëpunim.”
Tusk akuzoi Nawrockin se përdor të drejtën e vetos për të bllokuar nismat kryesore të qeverisë.
Ai shtoi se ende shpresonte për “bashkëpunim të mirë me presidencën si institucion,” por tha se veprimet e Nawrockit po dëmtonin interesin e shtetit polak.