Vendosni fjalën kyçe....

Rama transmeton sikur është “LIVE” intervistën që dha mbrëmë në Këshillin e Atlantikut


Kryeministri Edi Rama po transmeton live në rrjetin e tij social në “Facebook”, një intervistë që ka bërë në Këshillin e Atlantikut.

Mirëpo kjo intervistë e Ramës, ku flet për hapat që ka bërë Shqipëria për procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian, është transmetuar live 12 orë më parë në llogarinë zyrtare në “Youtube” të Këshillit të Atlantikut.

Edhe pse Rama e transmeton atë sikur të ishte duke ndodhur tani.

Në intervistën e djeshme, Rama pranoi se Shqipëria ka probleme si krimi dhe korrupsioni, por sipas tij në vitet e fundit ka patur progres në këto drejtime sipas rregullave të BE-së.

Kryeministri shqiptar e akuzoi BE-në për hipokrizi, duke thënë se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë por vendet anëtare nuk u dakordësuan sepse kanë problemet e veta dhe është BE-ja ajo që nuk është gati për negociatat.

“Sigurisht ka një nivel hipokrizie pasi do të ishte më e sinqertë, më e ndershme po të thoshin ju keni bërë progres, por ne nuk jemi gati për ju në këtë moment pasi ne kemi probleme. Por këtu nuk po flasim për t’u bërë vend anëtar por për të hapur negociatat dhe këtë gjë Shqipëria i ka bërë hapa e duhur. Këshilli i Europës rekomandoi hapjen e negociatave pasi u bazua në faktet e shkruara në letër, por disa preferojnë atë lexojnë atë që shkruhet në gazetë.”– tha Rama./Hashtag.al

VIDEOJA E PUBLIKUAR MBRËMË:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *