Vendosni fjalën kyçe....

Policia hoqi tabelën profetike në oborrin e xhamisë, imami i Shkodrës: Drejtori i policisë një rrugaç me pushtet


Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka reaguar për herë të parë pas heqjes së tabelës nga oborri i Xhamisë “Ebu Bekr” nga policia vendore e Shkodrës, duke e cilësuar veprimin si të padrejtë dhe të motivuar nga pushteti lokal.

Gjatë një aktiviteti në Xhaminë e Rusit, në përkujtim të Haxhi Fejzi Zaganjorit, Sytari kritikoi ashpër drejtorin e policisë vendore, Gentian Berberi, duke e quajtur “një rrugaç me pushtet”.

Tabela në fjalë, e cila mbante mbishkrimin profetik “Kush grabit qoftë edhe një pëllëmbë tokë, Allahu në ditën e Kiametit ka për t’i varur në qafë shtatë palë tokë”, është hequr dy herë nga autoritetet, pasi ndodhej përballë kullës 35-katëshe që po ndërtohet pranë ish-hotel “Turizmit”.

“Ne e kemi për borxh që lagjes më të vjetër myslimane të Shkodrës t’i ndërtojmë një xhami dinjitoze, për historikun dhe personazhet e saj. E kemi për borxh që, së bashku me autoritetet, të këmbëngulim fort për të mos u mbytur në një lugë të vogël uji, në të cilën, çuditërisht, mund të mbytemi të gjithë së bashku.

Gjithsesi ajo tabelë do të shumëfishohet edhe të shumëzohet me dhjetëra dhjetëra të tjera dhe jeta jonë aktiviteti joneu nuk mund të ndalet”, është shprehur imami.