Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje në Komisionin e Infrastrukturës, Këlliçi kërkon shtyrjen e seancës pas mungesës së Ballukut


Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka kërkuar shtyrjen e seancës në Komisionin Parlamentar për Infrastrukturën, duke kundërshtuar prezantimin e projektbuxhetit 2026 nga zëvendësministrja në mungesë të titullares Belinda Balluku.

Ai argumentoi se ministrja është prej dy javësh me statusin e të pandehurit nga SPAK dhe nuk mund të shmangë përgjegjësinë institucionale.

“Rregullorja nuk na jep alternativë tjetër përveçse të riskedulojmë seancën kur ministrja të jetë e pranishme,” tha Këlliçi, duke theksuar se zëvendësministrja nuk mund të përfaqësojë rolin e titullarit në një çështje kaq të rëndësishme si projektbuxheti.

Nga ana tjetër, kryetarja e komisionit Klotilda Bushka u shpreh se në mungesë të ministrit, prezantimi mund të bëhet nga zëvendësministrat, duke ftuar kolegët të vijojnë normalisht seancën.