Vendosni fjalën kyçe....

PD organizon protestë para kryeministrisë të enjten në mbrëmje


PD-ja do organizojë një protestë para kryeministrisë të enjten në mbrëmje.

Në njoftimin e shpërndarë nga selia blu thuhet se pas kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, është radha e zv.kryeministres Balluku që të përfundojë në burg.

“Të dashur miq: Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit. Protestë, E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00. @Kryeministria” – thuhet në njoftimin shpërndarë degëve të PD-së në rrethe.