Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Vlorë, një 30-vjeçar përfundon në spital pas një konflikti



Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përdorim thike mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, duke lënë të plagosur një 30-vjeçar.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, ku pas një sherri për motive të dobëta, është plagosur me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç. Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në konflikt, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.