Vendosni fjalën kyçe....

Buffett jep 1.3 miliard dollarë për katër organizata bamirëse, ndalon dhurimet pas vdekjes për fondacionin e Bill Gates


Warren Buffett do dhurojë më shumë se 1.3 miliard dollarë aksione të Berkshire Hathaway për katër fondacione familjare, para se të largohet nga roli i tij si shef ekzekutiv në fund të vitit.

Investitori 95-vjeçar do konvertojë 1,800 nga aksionet e Klasit A të Berkshire në 2.7 milionë aksione të Klasit B, tha firma në një deklaratë të hënën.

Më pas ai do t’i japë 1.5 milionë nga ato aksione Fondacionit Susan Thompson Buffett, të emëruar sipas gruas së tij të ndjerë, dhe nga 400,000 secilit prej fondacioneve të fëmijëve të tij: Sherwood Foundation, Howard G. Buffett Foundation dhe NoVo Foundation.

Në vitin 2006, Buffett filloi të bënte dhurime për Gates Foundation, si dhe për fondacione të lidhura me fëmijët e tij. Më vonë ai themeloi The Giving Pledge me Bill dhe Melinda Gates, me objektivin për të dhuruar pasurinë e tij qoftë gjatë jetës, qoftë pas vdekjes.

Vitin e kaluar, Buffett njoftoi se Fondacioni Gates nuk do merrte më dhurime pas vdekjes së tij, me vajzën dhe dy djemtë e Buffett-it që do mbikëqyrnin një trust të ri bamirës.

Pritet që Buffett t’ia dorëzojë rolin e tij të shefit ekzekutiv, pasardhësit të tij Greg Abel në fund të vitit, shkruan Bloomberg.