Vendosni fjalën kyçe....

“Brenda mandatit bëhemi vend sovran për energjinë, nisim eksportet” – Rama


Kryeministri Rama u zotua që brenda mandatit të katërt gjithë vendi do mbulohet me matësa inteligjentë të energjisë elektrike.

Ai premtoi gjithashtu se brenda mandatit Shqipëria do kthehet në vend sovran të energjisë përmes linjës së interkonjeksionit që do ngrihet në bashkëpunim me Italinë dhe Emiratet Arabe..

“Brenda mandatit do mbyllim procesin që do e ulë edhe më shumë nivelin e humbjeve elektrike në rrjet. Do vendosimshumë shpejt rreth 350 mijë matësa inteligjentë. Kjo do rrisë edhe cilësinë e shërbimit të konsumatorët.

Kemi nisur punën për të ngritur një datacenter të teknologjisë së fundit. Kjo shkon në drejtimin e një kompanie të madhe publike. Po ecim edhe me projektin e interkonjeksionit, pjesë e një projekti strategjik në bashkëpunim me Italinë dhe Emiratet Arabe. Objektivi ynë është ta kthejmë Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë, diçka e paimagjinueshme disa vite më parë.” – tha Rama.