
Kardiokirurgu Edvin Prifti, i njohur për kërkimet e tij të vazhdueshme shkencore mbi vaksinën Covid 19, ka shpërndarë një studim në rrjetet e tij sociale, që hedh dritë mbi rreziqet afatgjata të vaksinës, për të cilat Prifti ka paralajmëruar vazhdimisht.
Madje, fill pasi ai publikoi një shkrim profesional te “Panorama”, ku hidhte dyshime shkencore mbi efektet e vaksinës, ndaj Priftit u montua një hetim në SPAK. Megjithatë, studimi vërteton dyshimet e mjekut.
Studimi më i fundit nga prof. Kim et al., i kryer në një popullatë prej më shumë se 8 milionë njerëzish në Korenë e Jugut, një nga vendet e para të vaksinuara në botë me vaksinat gjenetike kundër Covid-19, evidenton një rritje prej të paktën 50% të tumoreve te individët e vaksinuar, krahasuar me të pavaksinuarit.
Sipas studimit, tumoret që preken më shumë janë kanceri i tiroides, stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, gjirit dhe vezoreve.
“Nuk ka asnjë shpjegim tjetër përveçse urrejtjes ndaj njeriut. Një holokaust pa asnjë diskriminim!”, shprehet mjeku Edvin Prifti në reagimin e tij mbi studimin.






