
Një 82-vjecare ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një makinë në rrugën Peqin-Rrogozhinë.
Aksidenti ndodhi në fshatin Sinaballaj ndërsa viktima me iniciale M.K. ka qenë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga 58-vjeçari D.K. i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës.
Njoftimi
“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”