
Dy vëllezër në Kosovë janë qëlluar për vdekje ndërsa i dyshuari kryesor për krimin e rëndë është dhëndri i tyre.
Autori i dyshuar është identifikuar si Astrit Isufi ndërsa viktimat janë dy vëllezërit 32 e 45 vjeç nga fshati Golluboc i Malishevës.
Autori i dyshuar ka lënë në vendngjarje armën me të cilën dyshohet se qëlloi.
Të afërm të viktimave treguan se i dyshuari ka ardhur të marrë bashkëshorten, motrën e dy viktimave, e cila po qëndronte te familja pasi disa ditë më parë i vdiq babai.
Në të dalë nga shtëpia, jashtë dyerve të oborrit ka nisur konflikti mes dhëndrit dhe vëllezërve, ndaj të cilëve shtiu me armë dhe i la të vdekur, shkruan Koha.