Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet projektligji “Për Barazinë Gjinore”, opozita voton kundër


Është miratuar me votat e socialistëve projektligji “Për Barazinë Gjinore” që u kthye në temër të ashpër debati, akuzash e kundërakuzash gjatë gjithë seancës së sotme që prej nisjes së saj paradite.

Ndërsa ai u mbrojt me forcë nga socialistët, projektligji u kundërshtua ashpër nga demokratët me kreun e PD-së Berisha më aktivin. Në debat u përfshinë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Gonzato dhe Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos.

Ndërsa socialistët pohuan se ligji përafron legjislacionin shqiptar me atë evropian, demokratët theksuan se ligji në fjalë shkel Kushtetutën dhe i vë kazmën familjes shqiptare.

Në fund të votimit kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla lexoi dy amendamente që i janë bërë versionit përfundimtar të ligjit.