Vendosni fjalën kyçe....

E humbi në tren, muzikanti Stephen Morris surprizohet kur i kthehet violina me vlerë 250 mijë pound (FOTO)


Muzikanti Stephen Morris mori mbrapsht violinën e tij me vlerë 250,000 mijë pound, pasi e kishte humbur.

Siç shkruan “BBC“, violina 310-vjeçare e punuar nga mjeshtri David Tecchler në vitin 1709, u harrua në një tren në Londër më 22 tetor kur Morris doli me biçikletën e tij.

51-vjeçari nga Sydenham, i cili ka luajtur në pjesët muzikore të filmave, mes të cilëve ato të “Lorg of Rings ” dhe të James Bond, u shqetësua kur u kujtua për violinën.

Policia Britanike e Transportit  publikoi imazhet e kamerave të sigurisë, ku shfaqej një njeri i cili besohet se kishte marrë violinën.

Pas postimit, Morris mori një mesazh në Twitter, ku shkruhej: “Unë e njoh personin në foto. Mendoj se mund të jetë dikush që njoh. Unë do të doja të ndihmoja. E di se si është kur lë sende me vlerë në tren”.

Gjatë 24 orëve të ardhshme u kontaktua me personin që kishte dërguar mesazhin, i cili dyshohet se ishte në të vërtetë personi që kishte marrë violinën.

Ai pranoi të takohej me Morris të premten në mbrëmje, në një park automjetesh në Waitrose pranë stacionit të trenit Beckenham.

Në një operacion të koordinuar nga miku i muzikantit dhe ish-oficeri i policisë, Mike Pannett, një ekip oficerësh me veshje të thjeshta u vendosën në gatishmëri.

Burri iu afrua Morrisit, i shtrëngoi dorën dhe i dha mbajtësen me violinën.

“Ai kërkoi falje. Tha se donte të ma dorëzonte atë personalisht”– tregoi muzikanti.

Ai shtoi se s’kishte ndërment të merrte ndonjë veprim të mëtejshëm kundër burrit, sepse ai kishte ndërmarrë hapa të arsyeshëm për ta kontaktuar vetë pronarin e violinës dhe ia kishte kthyer atë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *