Vendosni fjalën kyçe....

Ka vetëm dy gjini: Qindra qytetarë protestë para Kuvendit kundër projektligjit “Për barazinë gjinore” (Video)


Qindra qytetarë u mblodhën jashtë Kuvendit në një protestë kundër projektligjit “Për barazinë gjinore” që është futur për t’u miratuar në seancë me votat e socialistëve.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”. Ata shprehën shqetësimin se ligji cenon traditën shqiptare.

Protesta u organizua nga Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës i cili deklaroi se projektligji ndryshon me dhunë nocionet e burrit dhe gruas, duke mos respektuar parimet e bazuara në kulturën dhe traditën kombëtare. Sipas tyre, edhe pse disa përkufizime në nenin 4, që tregojnë qartë se gjinia është burrë ose grua, janë miratuar dhe ndryshuar, këto nuk janë pasqyruar në nenet e tjera të ligjit.

Ata kundërshtuan përdorimin e togfjalëshit “gjinia gjithpërfshirës” në nenet e tjera të projektligjit, duke përmendur konkretisht Nenit 10, ku sipas tyre kjo formulë mund të krijojë paqartësi dhe të ndryshojë kuptimin e parimeve themelore të gjinisë.

Më herët deputetët e PD-së kundërshtuan projektligjin gjatë seancës në Kuvend  teksa deklaruan se ai shkatërron bazat e familjes.

*Video marrë nga JOQ